Flash News

KRYESORE

Fabregas: Conte mund të fitojë titullin, Sarri ka zemër të madhe

Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas, ka folur në lidhje me rivalitetin e Antonio Contes dhe Maurizio Sarrit për fitimin e titullit. Spanjolli ka punuar me të dy në kohën kur ishte pjesë e Chelseas dhe i njeh dhe karakteret e tyre. Lojtari ka pranuar të tregojë "huqet" e secilit në një intervistë të tij.

"Conte është trajneri më i vështirë që kam punuar. E kam thënë gjithmonë se ndryshimi që bëri te unë si lojtar, ishte diçka që më ka emocionuar shumë. Duhej të isha fjalë pak dhe të djersitesha shumë. Titulli me Interin? Pse jo, Antonio është trajneri i duhur për ekipet që duan të ringrihen, ai ka krijuar direkt një identitet të ri", - tha mesfushori. 

Image result for fabregas conte"

Sarri duket se nuk i ka lënë aq mbresa sa trajneri tjetër italian. "Ai ka taktikat e tij dhe vdes pas tyre. Nuk është shumë fleksibël, le të themi, por është një njeri i mirë me një zemër të madhe", - tha Fabregas.

Të fundit