Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Fabregas tregon vuajtjet: Nuk doja të largohesha, por më detyruan!
Cesk Fabregas ka treguar arsyen e vërtetë të largimit nga Arsenali. Spanjolli tregoi se ishte shumë i lidhur me klubin anglez, por ishin disa lojtarë që nuk e ndjenin njësoj fanellën dhe nuk e kishin mendjen për të qëndruar te Londër.
"Unë isha kapiteni, gjithmonë ndjeja shumë presion ndaj vetes. Duhej ta udhëhiqja këtë ekip, për të fituar diçka. Unë i dhashë gjithçka Arsenalit. Ndonjëherë qaja në shtëpi, pasi kishim humbur. Unë vuaja, kaloja netë pa gjumë nga dëshpërimi. Pas çdo humbjeje hyja në autobus i shkatërruar. Aty shihja disa lojtarë duke qeshur, pa menduar se ku do të dilnim më vonë.
"Kjo gjë po vazhdonte për disa vite. Ne po luanim futboll të bukur, por pa fituar trofe. Mua më pëlqeu ajo anë e gjërave, por po i bëja presion vetes për të udhëhequr, për të bërë gjithçka dhe në një moment ndjeva njëlloj vetmie. Sidomos në dy, ose tri vitet e fundit, kuptova se Robin dhe Samir ishin lojtarët e vetëm në lartësinë time. Nuk është një mendjemadhësi për ta thënë këtë, por po tregoj si jam ndjerë në atë kohë. Ata të dy ishin lojtarët e vetëm në nivelin tim, mendërisht dhe teknikisht. Shumë gjëra kaluan në kokën time, duhet të pranoj se isha pak bosh"- tha spanjolli.