Flash News

KRYESORE

Facebook dhe Twitter mbyllin llogaritë e lidhura me fushatat e Rusisë dhe Iranit

Facebook dhe Twitter mbyllin llogaritë e lidhura me fushatat e Rusisë

Facebook dhe Twitter thonë se kanë mbyllur llogaritë që kanë për qëllim manipulimin, të lidhura me Iranin dhe Rusinë.

Më shumë se 650 faqe dhe grupe në Facebook thuhet se janë identifikuar si “keqinformuese” sipas themeluesit dhe shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg.

Ndërkohë Twitter tha se pezulloi 284 llogaritë me lidhje të dukshme me Iranin, shkruan BBC.

Ajo vjen një ditë pasi Microsoft tha se kishte penguar sulmet kibernetike ruse kundër grupeve konservatore të SHBA.

Të martën Facebook tha se kishte zbuluar llogari të shumëfishta që shfaqnin “sjellje të dyshimta”, të lidhura me fushatat që kishin origjinën në Iran dhe Rusi, sipas hetimeve që zgjatën shumë muaj.

“Ne e ndalojmë këtë lloj sjelljeje sepse duam që njerëzit të jenë në gjendje të besojnë në lidhjet që ata bëjnë”, tha kompania në një deklaratë.

Linku origjinal këtu

Të fundit