Flash News

KRYESORE

“Facebook” i kërkon falje familjes së Toto Riina

“Facebook” i kërkon falje familjes së Toto Riina

“Facebook” i ka kërkuar falje familjes së Toto Riina. Kjo për shkak se “Facebook” ka hequr të gjitha postimet e ngushëllimit të postuara në rrjet pas vdekjes së mafiozit. Një zëdhënës i rrjetit social shpjegoi për “Associated Press” se postimet ishin eliminuar gabimisht dhe tani janë ripublikuar.

Postimet e ngushëllimit për familjen Riina ishin hequr pasi “disa përdorues ishin ankuar se ishin kundër rregullave të Facebook-ut”, ka shpjeguar zëdhënësi, duke shtuar se “bëhet fjalë për një gabim”, por nuk dha shpjegime për rikuperimin e tyre.

 

Të fundit