Flash News

KRYESORE

Facebook mendon për fotot tuaja erotike, ju mbron nga keqdashësit

Facebook mendon për fotot tuaja erotike, ju mbron nga keqdashësit

Fotot me përmbajtje erotike s’do donim kurrë të shpërndaheshin në internet. Në fakt viktima shantazhi janë shumë pesona. Ky fenomen konsiston kur një foto mund të jetë nisur në një bisedë private mes dy personash por më pas është shpërndarë pa aprovimin e dërguesit duke u bërë virale.

Meqë siguria dhe mirëqenia e komunitetit të madh të Facebook janë prioritet për këtë kompani, vijnë me një teknologji të re e cila momentalisht është në fazë eksperimentimi në Australi dhe nuk dihet kur mund të jetë e aksesueshme për të gjithë, publikon Daily Mail.

Kjo teknologji është mjaft e thjeshtë, mjafton t’ia dërgosh vetes një foto në messenger para se t’ia dërgosh dikujt tjetër dhe ajo ruhet si e dhënë. Dhe në rast se ky imazh do të postohet nga dikush në të ardhmen, më parë rishikohet automatikisht dhe fshihet para se të postohet pasi përputhet me të dhënat e imazhit tuaj të ruajtur. Kjo është zgjidhja që facebook ka menduar për sigurinë tonë.

 

Të fundit