Flash News

KRYESORE

"Facebook” merr vendimin e rëndësishëm, penalizon bizneset, markat dhe mediat

Tashmë bizneseve, mediave dhe markave nuk do u jepet prioritet në facebook. Mark Zuckerberg, në një postim në faqen e tij zyrtare ne ‘facebook’ njofton se rëndësi do i jepet përmbajtjes që sjell bashkëveprim mes njerëzve të afërt dhe miqve që përdorin këtë rrjet social. “Facebook” do t’i shfaqë përdoruesve të tij më shpesh dhe më shumë postime të miqve të tyre se sa lajme apo reklama.

Madje, edhe nëse dikush shpërndan një lajm në “Facebook”, postimet e tij personale do të kenë sërish prioritet ndaj lajmit kur shfaqen për miqtë e tij. Zukerberg shprehet se postimet nga organizata të ndryshme, që ai i cilësoi përmbajtje publike, kanë eliminuar momentet personale në këtë platformë, duke e larguar nga rrënjët e saj.

Zukerberg pranoi se ky ndryshim do t’i kushtojë para Facebooka, pasi popullariteti i postimeve të organizatave në “Facebook” do të bjerë, madje pritet që edhe shumë faqe që mbijetonin vetëm falë “Facebook” të falimentojnë. Ndryshimi i ri që pritet të hyjë në fuqi për pak javë, vjen pasi premtimit të Zuckerbeg se gjatë 2018 do të sigurohet se koha që njerëzit kalojën në “Facebook” të jetë e shpenzuar mirë. Shkak i këtij vendimi janë bërë dhe lajmet e rreme gjatë vitit të shkuar.

 

Të fundit