Flash News

KRYESORE

Facebook përditëson një tjetër ndryshim në Facebook Messenger

Facebook ka shtuar një tjetër opsion të ri në një nga rrjetet sociale më të përdorura. Ky opsion i ri do të lejojë përdoruesit të shikojnë video së bashku përmes Messenger.

Karakteristika, e quajtur "Watch Together", funksionon me të gjithë përmbajtjen video të Facebook Watch, duke përfshirë programet e saj origjinale, ngarkimet e përdoruesve, përmbajtjen e krijuesit, transmetimet e drejtpërdrejta dhe së shpejti edhe videot muzikore.

Videot mund të shikohen deri në tetë persona në një bisedë me video në Messenger në celular, ose nga deri në 50 persona në Messenger Room.

Për të përdorur opsionin, përdoruesit duhet të jenë së pari në një videocall në Messenger ose në një Messenger Room. Opsioni është i disponueshëm në pajisjet mobile iOS dhe Android, por Facebook synon ta mundësojë edhe në platforma të tjera, si desktop.

Të fundit