Flash News

KRYESORE

Facebook pranon se dështoi në Mianmar, u përdor për të nxitur dhunën

Facebook pranon se dështoi në Mianmar, u përdor për të

Facebook ka nxjerrë përfundimet e një vlerësimi të pavarur në lidhje me rolin e platformës në dhunën në Mianmar. Kompania pranon se më parë nuk ka bërë mjaftueshëm për të parandaluar që rrjeti i saj të përdorej për të nxitur ndarjen dhe dhunën, por argumenton se tashmë ka filluar të bëjë ndryshimet e nevojshme për të mos lejuar që kjo të ndodhë përsëri.

Në raportin e pavarur të përgatitur nga organizata joqeveritare “Business for Social Responsibility (BSR)”, me temë “Vlerësimi i Ndikimit të të Drejtave të Njeriut: Facebook në Mianmar”, thuhet se Facebook dhe platformat e tjera të medias sociale kanë siguruar mjedis të përshtatshëm për përhapjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Mianmar.

“Disa përdorues kanë dashur të përdorin Facebook-un si një platformë për të dobësuar demokracinë në vend dhe për të nxitur dhunën”, thuhet në raport.

Ndër të tjera në raport është tërhequr vëmendja se platforma në disa raste është përdorur për të dezinformuar dhe për të përhapur retorikat e urrejtjes ndërsa është nënzivuar se Facebook në Mianmar është bërë mjet i atyre që kanë dashur të përpahin urrejtje dhe të shkaktojnë dëme.

“Në gusht, Facebook mbylli disa llogari dhe faqe me arsyetimin se ato kanë patur rol në dhunën kundër popullsisë muslimane në rajonin e Arakanit në Mianmar”, thuhet ndër të tjera në raport.

Të fundit