Facebook rrezikon një gjobë miliarda dollarëshe në SHBA, autoritetet tregojnë arsyen

SAN JOSE, CA - APRIL 18: Facebook CEO Mark Zuckerberg delivers the keynote address at Facebook's F8 Developer Conference on April 18, 2017 at McEnery Convention Center in San Jose, California. The conference will explore Facebook's new technology initiatives and products. (Photo by Justin Sullivan/Getty Images)

Problemet mes kompanisë ‘Facebook’ dhe Komisionit Federal Tregtar Amerikan (FTC) mund të mund të përfundojnë në vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë teknologjike.

FTC mund të aplikojë një gjobë disa miliardëshe, e përafërt me gjobën 14.7 miliardë dollarë ndaj Volkswagen për skandalin e emetimeve. Autoriteti nuk e ka aplikuar këtë gjobë asnjëherë më parë ndaj një kompani teknologjike.

Goditja e Facebook me gjoba milionëshe do të ishte e vetmja mënyrë për të ndëshkuar kompaninë. Nëse aplikohet, Facebook do të vihet përpara përgjegjësisë për mungesën e transparencës dhe shkeljet e privatësisë ndër vite.