Flash News

KRYESORE

Facebook sjell aplikacionin më të ri që lidhet me shëndetin

Facebook vjen me risi, që shumë shpejt do t’i ndihmojë përdoruesit me një aplikacion që lidhet me shëndetin.

Nëpërmjet aplikacionit “Preventive Healthcare” , përdoruesit do të ndjekin hap pas hapi ekzaminimet që parandalojnë tumoret, sëmundjet e zemrës dhe ato sezonale.

Themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg po bashkëpunon me organizata mjekësore për ta sjellë edhe më gjerë aplikacionin i cili për momentin po përdoret vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Dr Freddy Abnousi, kreu i kërkimit të kujdesit shëndetësor në Facebook, tha në një intervistë se mjeti ka për qëllim të amplifikojë mesazhin e ekspertëve të shëndetit, të cilët po inkurajojnë njerëzit që të marrin kujdesin parandalues.

"Ne e dimë se vetëdija dhe qasja janë treguese se pse njerëzit nuk përfshihen në shëndetin parandalues ​​në SHBA," tha ai.

Ende nuk është lançuar një datë për këtë aplikacion në Europë.

Të fundit