Flash News

KRYESORE

Facebook vjen me disa ndryshime “të bukura”

Facebook gjithnjë e më shumë po bën risi në funksionimin e tij. Përditësimi më i fundit i tij ka të bëjë me veçorinë e “Foto Albumeve”, duke ua mundësuar përdoruesve të ruajnë postime me tekst së bashku me fotografi dhe video në disa dosje të stilit të albumeve të vjetër tradicional.

Kompania tani i lejon përdoruesit që të zgjedhin ‘një album të shfaqur’ për t’u shfaqur kështu në profilet e tyre personale.

Facebook konfirmoi se ky përditësim tani është në dispozicion për Android dhe desktop, dhe së shpejti do të vijë edhe në iOS.

Përditësime të tjera përfshijnë shtimin e miqve si kontribuues për të krijuar foto albume dhe opsionin për të ‘ndjekur’ miqtë në albume.

Të fundit