Facebook vjen me një aplikacion të ri – dedikuar vetëm çifteve

Affectionate couple holding hands, watching TV in living room Photo: Caiaimage/Paul Bradbury / Getty Images

Facebook vjen me një aplikacion të ri – të dizenjuar enkas vetë për çiftet – i cili quhet Tuned. Ky aplikacion është krijuar nga ekipi i Eksperimentimit të Produkteve të reja, dhe inkurajon të krijojnë një rrjet intim social mes njëri-tjetrit.

Momentalisht, ky aplikacion gjendet vetëm në rrjetin operativ iOS, dhe përmes këtij app-i, çiftet mund të ndajnë gjendjen e tyre, të shkëmbejnë muzikë dhe të krijojnë një libër shkrimi dixhital. Kjo si “hapësirë private” për t’u lidhur me njëri tjetrin.

Ky aplikacion, lidhet me Spotify për të shpërndarë muzikë dhe secili çift mund ti` dërgojë njëri-tjetrit foto, shënime, karta dhe mesazhe zanore. Ata gjithashtu mund të përdorin emoji dhe reagime të personalizuara.