Flash News

KRYESORE

Facebook vjen me një opsion të ri

Facebook vjen me një opsion të ri

Facebook ka vendosur të mbyllë sektorin e tij të lajmeve “trending news”, javën e ardhshme dhe po teston një opsion të ri me të cilin mund ta zëvendësojë. Kompania thotë se ky sektor nuk ishte aq i famshëm dhe merrte vetëm 1.5% të klikimeve në faqet e ëeb-it të mediave.

Problematik është fakti që ky sektor kishte tendencën të përhapte lajme të rreme, sidomos gjatë zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016. Kreu i lajmeve të Facebook, Alex Hardiman, shkroi në njoftim se kompania po teston një opsion të ri për lajmet në kohë reale që do të vendosë fuqinë e përzgjedhjeve të lajmeve në duart e organizatave të lajmeve.

Më parë, këto vendime merreshin nga moderatorët e Facebook-ut. Facebook gjithashtu tha se po teston një sektor të ri “Today In,” i cili do të publikojë të gjitha lajmet lokale.

Të fundit