Flash News

KRYESORE

Facebook vjen me një risi dhe kërkon të sfidojë YouTube

Facebook vjen me një risi dhe kërkon të sfidojë YouTube

Facebook gjatë gjithë kohës kërkon të sjellë metoda inovative që të jetë më pranë përdoruesit. Ky rrjet social kërkon të marrë sërish mbrapsht një numër të konsiderueshëm përdoruesisht, të cilët i humbi nga skandali i publikimit së të dhënave.

Sot, Facebook ka sjellë opsionin e ri “Watch video-streaming” në të gjithë botën.

Përdoruesit do të mund të zgjedhin nga një gamë e gjerë shfaqjesh, qoftë nga markat më të njohura, ashtu edhe nga debutues, e kanë gjithashtu mundësinë të shohin klipe të cilat i kanë ruajtur nga ndërfaqja e lajmeve “News Feeds”.

Firma planifikon gjithashtu t’u lejojë të gjithë krijuesve të shfaqin edhe publicitete, për sa kohë që përmbushin disa kushte të caktuara. Deri më tani, vetëm disa publikuesve u është dhënë kjo mundësi.

Ndarja e të ardhurave do të jetë 55% për krijuesit dhe 45% për Facebook. Pritet që të bëhen sërish ndryshime për të kuptuar se si funksionon në të vërtetë ky opsion në platformë.

Të fundit