Flash News

KRYESORE

Fadroma aksidenton për vdekje punëtorin e gurores në Kukës

Fadroma aksidenton për vdekje punëtorin e gurores në Kukës

Një person i cili ka qenë duke punuar në një gurore, ka humbur jetën i aksidentuar tragjikisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme, e mërkurë, në fshatin Bicaj të Kukësit.

Duke punuar në gurore është aksidentuar me pasojë vdekje punonjësi N N., 52 vjeç, banues në Bicaj.

Nga ana e uniformave blu pak pas ngjarjes, u arrestuan G.B., 52 vjeç administrator i një firme ndërtimi dhe F.H., 62 vjeç, shofer fadrome, pasi në Bicaj, pasi në gurore duke punuar është aksidentuar me pasojë vdekje 52-vjeçari, banues në Bicaj.

Burime nga policia i thanë Noa.al, se në momentin e aksidentit, i ndjeri ka qenë duke pushuar i ulur përtokë, pranë fadromës.

 

Por befas mjeti është lëvizur prej drejtuesit të tij për të vijuar punën, por duket se nuk e ka parë N.N.

Për pasojë 52-vjeçari është zënë poshtë dhe për shkak të dëmtimeve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që hetimet janë në vijimësi.

Të fundit