Flash News

KRYESORE

“Fair Play” financiar, Manchester City rrezikon dënimin nga UEFA

“Fair Play” financiar, Manchester City rrezikon dënimin nga

Manchester City rrezikon përjashtimin nga kompeticionet europiane, për mosrespektim të rregullores së “Fair Play”-t financiar.

Ai që e konfirmon këtë është Yves Leterme, presidenti i Komitetit të Kontrollit Financiar të UEFA-s.

Sipas “Daily Mail”, Leterme deklaroi se nëse të dhënat e zbuluara nga “Football Leaks” do të konfirmohen, atëherë ndaj “Citizens” do të aplikohen sanskionet më të rënda.

Në deklaratën e tij, Leterme i'u referua dokumenteve të vitit 2015, sipas të cilave, 60 milionë paund u derdhën drejtpërdrejt në arkat e Manchester Cityt nga kompania pronare e klubit, “Abu Dhabi United Group”, që e regjistroi këtë lëvizje si pagesë për sponsorizimin nga “Etihad”.

Të fundit