Flash News

KRYESORE

Fair Play Financiar, UEFA përjashton Milanin me 2 vite nga kompeticionet evropiane

Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello sport”, UEFA ka vendosur përjashtimin e Milanit nga kompeticionet evropiane për 2 vite, për shkak se kanë thyer parametrat e Fair Play Financiar, përgjatë periudhës 2014 dhe 2017.

Drejtuesit ekipit kuqezi kanë vendosur të apelojnë në CAS me shpresë që ky vendim të anullohet.

Kujtojmë se Milani e mbylli këtë sezon në vendin e gjashtë duke u kualifikuar në “Europa League”.

“Paneli gjykues i organit të Kontrollit Financiar për Klubet (CFCB), me në krye Jose Narciso da Cunha Rodrigues, ka marrë vendim në lidhje me çështjen e Milanit pas raportimit të përgjegjësit të dhomës hetimore të CFCB-së për shkelje të normave të ‘Fair Play’-t financiar, veçanërisht për shkeljen e rregullit të balancimit të bilancit. Klubi nuk mund të marrë pjesë në kompeticionin e UEFA-s për klube, në të cilat mund të kualifikohet, për dy sezonet e radhës. Pra, përjashtim për sezonin 2018-2019, e sigurisht edhe për 2019-2020 nëse do të kualifikohet. Pas këtij vendimi mund të dorëzohet edhe rekursi në CAS-in e Lozanës”.

Të fundit