Flash News

KRYESORE

Fajin nuk e ka Edi por çunat e Kombëtares që u “përlyen” me politikë

Fajin nuk e ka Edi por çunat e Kombëtares që u

Na kishin ngelur shpresat se në sport dhe në art politika nuk do përzihej por dy lojtarët e preferuar të kombëtares shqiptare sapo ju bashkuan fushatës elektorale të PS-së duke bërë video-mesazh për të mbështetur Partinë Socialiste në këto zgjedhje.

Në gjithë këtë ‘katrahurë’ të politikës shqiptare, veçanërisht këto muaj, e vetmja që na ngrohte zemrat ishte ekipi i Shqipërisë.

Por, siç ndodh rëndomë në vendin tonë, politika i fut hundët dhe aty ku nuk duhet. Dy lojtarët më të dashur për lojtarin e 12-të (tifozerinë) sapo u pozicionuan në një parti politike dhe kjo nuk tingëllon aspak mirë për sportdashësit. Prandaj futbolli është kaq i bukur sepse ‘mundohet’ të qëndroje larg politikës.

Çdo njeri ka të drejtën e tij të zgjedhë të përkrahë kë të dojë në politikë e në çdo fushë, por ekipi i Kombëtares ishte e vetmja gjë e “pastër” që i kishte ngelur shqiptarëve. Dhe Armando Sadiku me Elseid Hysajn sapo u “ndyen” me politikë, dhe ky nuk është faji i kësaj të fundit, por i dy të parëve që “u blenë”.

Dhe po të hedhësh një sy komenteve rreth këtyre spoteve do shihni sa shumë janë zhgënjyer fansat tuaj të dashur. /Politiko.al

Të fundit