Flash News

KRYESORE

“Fajin për rikthimin e vizave e ka PD”, Rama replika me Hajdarin: Më cituat gabim

“Fajin për rikthimin e vizave e ka PD”, Rama replika me

Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari është ngritur për të replikuar. Ajo shprehet se nuk është zgjidhje fajsimi i Partisë Demokratike dhe i opozitës për gabimet e qeverisë që nxitën votimin në parlamentin holandez.

“Me takon që të bëj një replikë si kryeatrë e grupit parlamentar demokrat. Kryeministri flet gjatë dhe nuk na e jep shumë mundësinë të flasim. Unë e shikoj shumë shqetësues vendimin e Holandës për rikthimin e vizave, po nuk jam dakord që kryeministri ia hedh fajin opozitës jashtë pasrlamentit. Kështu e gjen fajtorin për gabimet dhe gjërat që nuk janë përmbushur siç duhet”, shprehet Hajdari.

Rama ia ka kthyer replikën Hajdarit duke thënë që e ka cituar gabim, pasi nuk është shprehur se për vendimin e parlamentit të Holandës e ka fajin Partia Demokratike.

“Zonja Hajdari të më ndjeni, por e kam problem kur më citojnë gabim. Unë nuk thashë që për vendimin e parlamentit të Holandës e ka fajin Partia Demokratike rrugore apo Lëvizja Socialiste. Votimi është thjesht politikë elektorale në Hollandë”, shprehet Basha.

 

Të fundit