Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Boshko Jakshiç /Politika
Po kalon koha e balancimeve prej zhongleri, shpërndarjes së premtimeve të dhëna në takimet kokë më kokë, tregtisë së ndikimeve, diplomacisë së tryezave, lëkundjeve të Serbisë herë nga Perëndimi e herë nga Lindja, shitblerje të nacionalizmave, zbulim të planeve jo ekzistuese dhe fshehje e planeve ekzistuese për t’ia zënë sytë opinionit publik.
Po afrohet finishi i sagës kosovare, ndërkohë që liderin serb nuk e ndihmojnë më as shkathtësitë magjike të Hudinit për ta zgjidhur problemin, e me këtë të mos i shkelë në kallo ndonjërit nga lojtarët e mëdhenj për të cilët ka menduar se i ka në anën e tij. Po vjen Fajronti, koha për të paguar atë që Aleksandër Vuçiçi po e shtyn prej vitesh. Nuk ka më ulje në dy karrike.
Anxhela Merkeli dhe Emanuel Makroni kanë ulur në tryezën e bisedimeve, pas një pauze të gjatë, liderët e konfliktit kosovar, por ka një pyetje që tani për tani qëndron pezull në ajër: a ka Bashkimi Europian një plan për zgjidhje?
Federika Mogerini, e cila është shprehur dakord për shkëmbimin e territoreve, është zëvendësuar nga Zhozep Boreli, dhe ky i fundit si edhe emisari special Mirosllav Lajçak, ndjek udhëzimet e kancelares gjermane, së cilës kjo ide, e lançuar nga ShBA-të i ka shërbyer ta kthejë Unionin kundër administratës së Donald Trampit.
Ndarja, shkëmbimi i territoreve apo korrektimi i kufijve ka mundësi të kenë një potencial ndezës për tërë Ballkanin Perëndimor, por ky, me sa dihet, është i vetmi projekt që ka gëzuar mbështetjet e Presidentit të Serbisë dhe të Kosovës, megjithëse jo të opinioneve publikë përkatës.
Tani kjo ide është hequr nga agjenda. Unioni ka rol udhëheqës, thotë Boreli. Dialogu është kthyer “në rrugë të drejtë”, nënvizon Lajçaku duke implikuar me këtë se ka qenë “në rrugë të gabuar” këta 20 muajt e fundit që përputhen me iniciativën e ShBA-ve.
Lajmërimi i ndryshimit të kursit mund të lidhet edhe me publikimin e akuzës kundër Thaçit dhe ekipit të të dyshuarve për 100 vrasje- gjë e cila çoi te shtyrja e takimit “historik” të Uashingtonit, i cili kërcënonte t’i shtynte jashtë procesit të bisedimeve akoma më shumë aktorët e tjerë ndërkombëtare.
Derisa të mos qetësohet pluhuri pas këtij tërmeti të befasishëm me epiqendër prokurorinë e Hagës për krimet e UÇK-së, hetuesit publikë po përpiqen të identifikojnë viktimat e mundshme. A mos është kjo diplomacia agresive kosovare e Trampit? Apo funksioni presidencial i Thaçit, për të cilin dyshohet se kishte si qëllim të lidhte marrëveshje me amerikanët e cila do t’i jepte imunitet personal?
Angazhimi i rinovuar franko-gjerman duket se është më shumë rezultat i kërkesës për të mos lejuar që Trampi të lidhë ndonjëfarë marrëveshje mbi Kosovën duke u dhënë kësisoj partnerëve atlantikas një mësim nga diplomacia, sesa mundësi reale për të zgjidhur konfliktin. Merkeli nuk i’a fal Shtëpisë së Bardhë, e cila në harkun kohor prej një viti, rrëzoi dy qeveri në Prishtinë të cilat anonin nga Berlini.
Amerikanët u shtynë mënjanë në momentin kur dukej se takimi i Uashingtonit do të jepte një thyerje me rëndësi, siç ishte ajo e muajit shkurt kur, nën syrin vigjilent të të dërguarit personal të Trampit, Riçard Grenelit, u nënshkrua deklarata për synimet për rinovimin e transportit hekurudhor dhe përfundimit të autostradës nga Nishi deri në Merdare.
Emisarët atlantikas Metju Palmer dhe Mirosllav Lajçak përsërisin se nuk ka dallime mes tyre dhe se kanë të njejtin vizion për rajonin, por, duke patur parasysh thellësinë e çarjes atlantike, është e qartë se edhe Kosova bën pjesë në agjendën e konflikteve të brendshme mes aleatëve të deritanishëm.
A mos vallë dialoguesit serbë dhe kosovarë i janë mbështetur BE-së, por megjithatë vazhdojnë edhe më tej të llogarisin amerikanët, angazhimi i të cilëve ishte shumë i mirëpritur edhe në Beograd edhe në Prishtinë?
Presidenti i Serbisë aktualisht gjendet në dilemën, aspak për t’ia patur lakmi, Perëndim-Perëndim, ndërkohë që rritet presioni nga ana e Rusisë, e cila kurrsesi nuk do të donte të priste zgjidhjen sipas një skenari amerikan dhe minon më shumë zell çdo të këtillë. Që gjithçka të jetë edhe më e ndërlikuar, këtu bën pjesë edhe ndikimi i “vëllait” të Vuçiçit nga Kina (Vuçiçi e quan presidentin kinez “brate Si”- shën. i përkth.) dhe mikut të madh nga Turqia. Nuk është rastësi që presidentit të Serbisë t’i duket se tani është më mirë të “fshihet nën gur”.
Europianët do të dëshironin ta pengojnë depërtimin e ndikimeve të dëmshme për ta. E udhëhequr nga frika e destabilitetit dhe nga interesat për ekspansionin e vetë asaj, ka filluar të vërë në funksionim boshtin gjermano-francez, por gjithsesi BE-ja nuk ka një ide të qartë se çfarë duhet të ndërmarrë në Ballkanin Perëndimor, dhe aq më pak sesi ta zgjidhë problemin kosovar.
Në takimin e parë të Vuçiçit me kryeministrin kosovar Avdullah Hoti u bisedua për të zhdukurit dhe të shpërngulurit dhe për ekonominë. Meqenëse aktorët bien dakord me mendimin se bisedimet ishin “të vështira”, atëherë si të pritet një kuadër më i fortë politik pa të cilin nuk ka zgjidhje të qëndrueshme dhe afagjatë për konfliktin që kërcënon më shumë se çdo tjetër Ballkanin Perëndimor?
Nuk duket se BE-ja ka ndonjëfarë idesh të freskëta. Ajo që ishte e mundur të dëgjohej nga Lajçaku në Prishtinë dhe në Beograd dhe më vonë në Bruksel ishte vetëm një koleksion frazash diplomatike të shpëlara mbi përkushtimin e BE-së për zgjidhjen e problemit. Dhe agjë më tepër. Qëndrimet e aktorëve direktë vazhdojnë të jenë të larguara nga njëri tjetri. Kryeministri Hoti kërkon njohje të pavarësisë, presidenti Vuçiç përsërit se është “detyra e tij e shenjtë” ta refuzojë njohjen.
Mbetet përt’u parë nëse amerikanët do të përfshihen në dialog. Trampi nuk njihet si dialogues i durueshëm dhe shumë lehtë mund të ndodhë që të ngrejë duart nga zgjidhja e problemit të Serbisë së vogël dhe Kosovës akoma më të vogël. Ose të bëjë presion të fortë duke minuar aktivizimin e rinovuar të europianëve.
Të kënaqur mund të jenë rusët, meqenëse çdo zgjatje e status quo-së ka rëndësi për Moskën t’ia mbajë këmbën në derë Ballkanit Perëndimor pa u penguar nga askush.
Vuçiçi blen disi kohë megjithëse ora e tij e rërës po rrjedh me shpejtësi. Do të jetë diçka e keqe nëse përpiqet të vazhdojë me diplomacinë qaravitëse mes Perëndimit dhe Lindjes. Presidenti Makron ka deklaruar se dëshiron një marrëveshje deri në fund të vitit, e kësisoj, është e mundur që në Prishtinë të kenë të drejtë kur thonë se është fjala për “fazën përmbyllëse të marrëveshjes përfundimtare”.
Para BE-së qëndron një sfidë serioze për hir të kredibilitetit të saj, të tregojë se ka masa konkrete për të zgjidhur problemin kosovar, të sigurojë paqe afatgjatë dhe të ndihmojë me të gjitha mjetet Ballkanin Perëndimor në mënyrë që ai të bëhet një territor në të cilin jetohet në përputhje me normat e botës demokratike. Si fillim duhet të sigurojë që të realizohen të gjithë nenet e marrëveshjes së Brukselit tashmë të nënshkruar.
- Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
- Fajront-koha e mbylljes, fjalë që përdoret në vendet që flasin serbo-kroatisht, por e ka origjinën nga gjermanishtja.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38