Flash News

KRYESORE

“Fajtorët më kryesorë ishin të gjithë në sallën ku zonja mirditore foli”

“Fajtorët më kryesorë ishin të gjithë në

Koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano shkruan se shqiptarët janë marrë peng në vendin e vet sepse vetëm pushtuesi të pret rrugën dhe ujin, duke iu referuar në këtë mënyrë fjalimit të Rigerta Lokut në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke e quajtur zonjë kapitaliste, Shano thotë se Loku kërkoi infrastrukturën publike mbi të cilat është ndërtuar Perandoria Romake qysh para Krishtit, ndërkohë që elita qeverisëse e Shqipërisë, sot në 2017-ën, nuk i ka realizuar. Sipas Shanos, fajtorët kryesorë të kësaj situate ishte në atë sallë ku foli Rigerta Loku.

Reagimi:

Shqiptarët, të marrë peng në vend të vet - se vetëm pushtuesi t'i pret rrugët dhe ujin!

27 vjet nëpër 2017, dhe një zonjë kapitaliste nga Mirdita, kërkon vetëm ujë dhe rrugë, dy infrastuktura publike - supply side - mbi të cilat është ndërtuar Perandoria Romake qysh para Krishtit - funksionale ende sot e kësaj dite anembanë botës, por që elita qeverisëse e Shqipërisë nuk ka mundur/ditur/dashur t'i kompletojë. Kush e ka fajin pse ikin Shqiptarët?! Fajtorët më kryesorë ishin të gjithë në sallën ku zonja Mirditore foli. Çdo gjë që sot na mungon në rrugë e ujësjellësa ... është o nëpër xhepa, o nëpër delire.

Rigerta Loku, kush është ish-studentja e “La Sapienza” me dy diploma që sot përloti Kuvendin e Shqipërisë me “SOS”-in ndaj fshatit

Politika reagon pas fjalimit të Rigerta Lokut, deputeti i PD: Nuk i lanë kohë Berishës t’i shtronte rrugën

 

Të fundit