Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Elvin Luku
“Fake news”, termi i përdorur gjerësisht nga kandidati republikan dhe më pas Presidenti Donald Trump në SHBA, u shpall nga fjalori i mirënjohur “Collins” si fjala e vitit 2017. Shpjegimi që gjuhëtarët i dhanë këtij koncepti, që përbën dhe një nga problematikat kryesore me të cilat përballen mediat sot në botë ishte:
Fake news – Informacion i rremë, shpesh herë sensacional, i përhapur gjerësisht në formën e një lajmi. (Burimi: Fjalori Collins)
Sigurisht, në shqip, termin “Fake news” ne e gjejmë shkurtimisht të përkthyer si “lajm i rremë” dhe kjo është një përshtatje e saktë. Megjithatë, edhe sinonimi “kazan”, i përdorur nga kryeministri Edi Rama për të përshkruar mediat tradicionale dhe ato online, më duket po kaq i përshtatshëm. Kjo jo vetëm i ndikuar nga ngjashmëritë e rrethanave, ku të dyja konceptet janë artikuluar nga politikanët më të rëndësishëm të momentit në SHBA dhe në Shqipëri në luftën e tyre me median, por edhe për shkak të një prej kuptimeve që fjala “kazan” mban në fjalorin tonë:
Kazan - Vendi ku zhvillohet vazhdimisht një veprimtari e ethshme, ku zien lufta e mendimeve etj.; vendi ku përpunohet një mendim për të mashtruar të tjerët, burimi nga lind dhe përhapet një trillim, një shpifje etj. (Burimi: Fjalori i Gjuhës Shqipe)
Nga një kërkim i thjeshtë në “Google trends”, gjatë 12 muajve të fundit në Shqipëri, fjala “kazan” është përdorur 1320 herë në faqet web që njeh ky motor kërkimi.
Sa më sipër, nëse do të gjykojmë sipas një koncepti të shkencave ekzakte, duke përdorur shkallën e zvogëlimit të ndikimit të liderit dhe territorit që ai drejton, duhet thënë se ashtu si “Fake news” pati një popullaritet të gjerë në SHBA e përtej, kjo edhe për shkak të gjuhës, etiketimi “kazan” gëzoi një popullaritet jo të vogël, në territorin shqiptar, e, madje, dhe në disa media në trevat shqipfolëse.
Pra, me shkallë zvogëlimi, rezulton se përplasja në distancë Rama-Trump përfundon në barazim.
Të njëjtin parim, atë të shkallës së zvogëlimit, përdori kryeministri edhe në Prill të 2016-ës, kur teksa komentonte kandidatin republikan për president në SHBA, në intervistën me gazetarin Richard Quest në CNN, tha që “Dhashtë Zoti, z.Trump nuk zgjidhet President”!
Ups! Megjithatë, gara në distancë vijoi...
Duke patur parasysh kazanët mediatikë vërdallë, Edi Rama është kryeministri i parë në vendet me demokraci hibride dhe të konsoliduar, që hap televizionin e tij në Facebook, të pagëzuar me emrin ERTV. Themelimi i këtij televizioni online mban zyrtarisht datën 25 Mars 2017.
Shembullin e Ramës e ndoqi dhe Presidenti Amerikan Donald Trump, afro katër muaj më vonë (30 Korrik 2017). Megjithatë, ky i fundit nuk pati mjaftueshëm këllqe sa të themelonte një televizion me parametrat dhe teknologjinë e kryeministrit shqiptar dhe u kënaq me një program të njohur si “Real news update”, i cili në SHBA njihet si Televizioni Trump.
Koha e dha verdiktin e saj.
“Real news update” jo vetëm që nuk transmetohet në televizionet tradicionale si CNN, FOX, CBS, NBC, ABC, etj., dhe shtypin e shkruar në formatin e tyre online, si New York Times, Washington Post, etj., por është kritikuar gjerësisht nga këto media si një transmetim që synon t'i imponohet opinionit publik duke bërë propagandë.
Ndërkohë, në Shqipëri, situata duket më optimiste... për ERTV-në.
Takimet e kryeministrit, fjalimet e tij, video-kronikat, intervistat, çdo aktivitet që pasqyrohet në televizionin Edi Rama TV transmetohet, me përjashtime të vogla, në të gjitha televizionet me licencë kombëtare e private, madje edhe në televizionin publik. Këto kronika radhiten në krye të edicioneve informative, ndërsa televizionet 24-orëshe i transmetojnë edhe në kohë reale. Ditët e fundit kryeministri shtoi stafin në televizionin personal ERTV e bashkë me të dhe dy rubrika të reja: Intervistën dhe lajmin ekskluziv.
Madje, në njoftimet që u vijnë gazetarëve nga ministrat e kabinetit të tij, theksohet se interpelanca e këtij apo atij ministrit mundësohet me sinjal të ERTV-së!. Pra, së fundi, ERTV-ja na vjen dhe si shtëpi prodhimi, me infrastrukture e sinjal bashkëkohor...
Për çudi, edhe pse televizionet transmetojnë me orë të tëra materiale nga ERTV-ja, kreu i qeverisë vijon t'i etiketojë ata “kazane” mediatike.
Pra, kryeministri Rama dhe produktin e tij e cilëson “kazan”, një shpifje (sipas fjalorit të gjuhës shqipe).
Megjithatë, kjo ka pak rëndësi! Ajo që vlen është fakti se “kazani” i Ramës është ku e ku krahasuar me “Fake” apo “Real news-in” e Trumpit...

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38