Flash News

KRYESORE

Fakte të reja për Tahirin, sonte Basha i bën publike

Fakte të reja për Tahirin, sonte Basha i bën publike

Kryedemokrati Lulzim Basha  njoftoi se do të bëjë publike të tjera fakte për mbrojtjen e Tahirit nga kryeministri Edi Rama.

Në një njoftim për median bëhet me dije se Basha, siç paralajmëroi më herët, në orën 19:30 do të japë një deklaratë për median. Rama e akuzoi Bashën, duke i thënë se i intereson vetëm karrigia dhe jo drejtësia.  Por Basha shprehet i bindur se ka fakte që dëshmojnë mbrojtjen e Tahirit nga Rama.

“Pas pak të tjera fakte sesi Edi Rama ka vënë shtetin në funksion të mbrojtjes së Tahirit…”,- shkruante kryedemokrati.

Kujtojmë që në lidhje me imunitetit e ish-ministrit të Brendshëm, nga mbledhja e Këshillit të Mandateve dolën dy raporte. Një raport, nga 5 anëtarët e PS-së, kërkonte vetëm kontrollin personal dhe të banesës së Tahirit, ndërsa raporti i dytë i deputetëve të PD-LSI, mbështeste kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm  Tashmë vendimin për heqjen apo jo të imunitetit të Tahirit do e japë Kuvendi, në seancën plenare që do të zhvillohet këtë të mërkurë.

Të fundit