Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Fakte të reja për të kallëzuar Dvoranin, Meta: Vendin e fundit në Kushtetuese e ruan për vete
Presidenti Ilir Meta ka bërë publike fakte të reja ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani mbi emërimet e vakancave për Gjykatën Kushtetuese.
Në një dalje për mediat, Meta shprehet se: “Sot jam këtu, për të informuar opinion publik dhe institucionet përgjegjëse, mbi fakte të reja të dala në dritë mbi veprimtarinë kriminale të të kallëzuarit Ardian Dvorani, gjatë kryesimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2019.
Prej sot, do të përgatitet dhe depozitohet një shtesë në kallëzimin penal që kam depozituar në muajin nëntor 2019, për këtë shtetas:
jo vetëm për të thelluar hetimin penal ndaj tij për veprat penale që ka konsumuar, dhe pasojat e të cilave po i vuan ende sistemi i drejtësisë për shkak të mosplotësimit të kuorumit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe sepse
të kallëzuarit Ardian Dvorani, duhet t`i ndalohet menjëherë ushtrimi i veprimtarisë kriminale përmes shpërdorimit të funksionit publik, me qëllimin e pastër, të nxitur nga presioni politik, për Kapjen e Gjykatës Kushtetuese!
Të kallëzuarit Ardian Dvoprani duhet t`i ndalohet menjëherë veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e procesit të plotësimit të kësaj Gjykate, që vendin e fundit vakant në të, t`ia ruajë vetes!
I kallëzuari Ardian Dvorani, që ushtron ende funksionin e Kryetarit të KED-së, duhet t`i përgjigjet tashmë SPAK-ut, se:
Përse nuk thirri Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të shqyrtonte dhe të shprehej për shkresën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë?
A është në kompetencën e tij që të përcaktojë vullnetin e gjithë Këshillit, duke e përfaqësuar në marrëdhëniet me të tretët, pa marrë autorizimin e anëtarëve të këtij Këshilli?
Me kë bashkëpunoi, apo kush e urdhëroi, që të përgatiste, nënshkruante dhe përcillte në kohë record brenda disa orësh, një përgjigje në shkelje të rëndë të çdo të drejte dhe detyrimi ligjor, nën përgjegjësinë e tij vetjake dhe diktatin politik!
Ndërkohë që Këshilli, vetëm 1 ditë më parë, në mbledhjen e datës 7 nëntor 2019, dakordësoi se nuk mund të komentonte qëndrimin e Presidentit të Republikës, pasi do të përbënte tejkalim kompetencash, si mundi Ardian Dvorani të thyente këtë rregull të Këshillit, për t`iu përgjigjur kërkesës së Kuvendit?", tha Meta.