Flash News

KRYESORE

Faktet që vërtetojnë se Elvanën e duan më shumë kur bën këngë shqip dhe për shqiptarët

Elvana Gjata është rikthyer sërish për tregun shqiptar, me 7 këngë dhe koncerte në vende të ndryshme të Shqipërisë.  Elvana Gjata pas një shkëputjeje pak më shumë se një vit, tentoi të bënte karrierë ndërkombëtare. Ajo realizoi dy këngën “Forver it`s over” dhe bashkëpunimin me Ty Dolla Sign “Off Guard”. Të dyja këto këngë nuk rezultuan të suksesshme, pavarësisht investimit që mund t`ju jetë bërë.

“Forever it`s over” ka një vit që është publikuar por ka mbledhur vetëm 6.5 milionë klikime deri tani.

Ndërkohë, “Off Guard” edhe pse ishte bashkëpunim me reperin e famshëm, ka vetëm 2.9 klikime deri tani.

Disa e kritikuan për gjuhën dhe zhanrin që ka përdorur në këto këngë, duke i krahasuar me këngë shumë të vjetra.

Ndërkohë që Elvana insiston për karrierë ndërkombëtare, fansat e vërtetë ajo i ka në Shqipëri, kur ajo bën muzikë shqip.  Ajo u kthye për publikun e saj në shkurt të këtij viti me 5 këngë, të cilat ishin një sukses i vërtetë. Të gjithë u dashuruan pas tyre dhe i dëgjon kudo në club-e, makina e vende të ndryshme.

Gjatë verës, ajo publikoi dy hite të tjera:

“Ku vajti”, është klikuar deri tani mbi 13 milionë herë dhe është pëlqyer shumë nga fansat dhe kolegët e saj. Kënga ka vetëm një muaj  e gjysmë që është publikuar.

Por, suksesi i vërtetë është kënga “Mike”, bashkëpunim me Ledri Vulën dhe John Shahu. Kënga ka fiks një muaj që është publikuar dhe ka mbledhur plot 20 milionë shikime. Kjo është një ndër hitet e kësaj vere q po pëlqehet shumë.

Këto shifra, janë një dëshmi që Elvana nuk pëlqehet kur bën muzikë për ndërkombëtaret por kur këndon shqip për shqiptarët. Megjithëse ajo është shprehur për mediat se po i bën të dyja paralelisht. Ajo po punon dhe për karrierën ndërkombëtare dhe së fundmi është parë duke kaluar pushimet me producentin e famshëm Poo Bear./ Politiko.al

Të fundit