Flash News

KRYESORE

“Fakti që Vuçiç e Berisha më kundërshtojnë, do të thotë se jam në vendin e duhur”

“Fakti që Vuçiç e Berisha më

Kryeministri Edi Rama shprehet se me presidentin serb, Alëksandër Vuçiç ka pasur debatë gjatë Samitit të Berlinit, që u zhvillua të hënën. Rama shkon më tej duke thënë se për sa kohë që Vuçiç dhe Berisha janë kundër tij, atëherë ai është duke e mirë punën.

Për sa kohë presidenti Aleksandar Vuçiç ka probleme me mua, për sa kohë ish-presidenti Sali Berisha ka probleme me mua, për sa kohë të tjerë nga lart poshtë, nga politika në kazanë, kanë probleme me mua i bie që unë duhet të jem me siguri në vendin e duhur”, deklaroi Rama për Klan Kosova duke shtuar:

Kjo do të thotë që jam në pozicionin tim parimor dhe largpamës duke mos negociuar të ardhmen në emër të kalkulimeve dhe llogarive politike të të sotmes dhe duke mos e parë këtë temë kaq të madhe për fëmijët tanë në të gjitha trevat shqiptare dhe rajonin si të ishte një çështje për subvencionet për kungullin ose trangullin në programin elektoral”.

A sheh Edi Rama gatishmëri te presidenti i Serbisë për ta çuar deri në fund procesin e dialogut për të arritur një marrëveshje paqësore me Kosovën? “Unë shoh diçka që ka më shumë rëndësi se sa çfarë gatishmërie konstatoj te Aleksandar Vuçiqi. Shoh që Franca dhe Gjermania sot janë të angazhuara në vetë të parë përmes dy liderëve të tyre [Emmanuel Macron dhe Angela Merkel] për ta shtyrë përpara këtë proces”, përfundoi ai.

Të fundit