Flash News

KRYESORE

“Faleminderit dhe natën e mirë”, Basha injoron pyetjen e Nazarkos

“Faleminderit dhe natën e mirë”, Basha injoron pyetjen e

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë i pranishëm mbrëmjen e sotme në “Astir” aty ku ka patur forca të shtuara policie gjatë protestës së banorëve.

Në një lidhje “live” për emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, Basha ka refuzuar pyetjen e Nazarkos, teksa shprehet se nuk është në konferencë për shtyp.

“S’jam duke bërë konferencë me zotin Nazarko unë! Faleminderit dhe natën e mirë!", tha shkurt Basha.

Ndërsa sa i përket pranisë së forcave të policisë në protestë, Basha u shpreh:

“Pushteti ilegjitim i ngritur mbi votën e vjedhur nga bandat po i shërben bandave. Policia kishte marrë urdhër të shoqëronte banorët që kanë 4 muaj që protestojnë për aferën që Damian Gjinkuri duhet të ishte në burg dhe Edi Rama të merrej i pandehur.

Një urdhër politik i ardhur nga nivele të larta, supozohet Lleshaj dhe Rama për të kryer akte terrori. Kur bisha plagoset bëhet më e rrezikshme. Këta e kanë kuptuar që po ju vjen fundi. Këta kanë dalë nga bandat dhe ju shërbejnë bandave”.

Të fundit