“Faleminderit me një lule” nga vogëlushja me maskë për policin shqiptar

Përveç mjekëve që janë në vijë të parë në luftën me koronavirusin, policët dhe ushtarët janë në krye të detyrës gjithashtu duke monitoruar në terren situatën e krijuar prej pandemisë së COVID-19.

Teksa policëve u duhet shpesh herë të përballen dhe me qytetarë të pabindur, një vajzë e vogël ka shprehur mirënjohjen e saj për një prej këtyre punonjësve duke i ofruar një lule.

Me maskë në fytyrën e saj, vogëlushja i ka dhënë lulen policit, foton e së cilës e ka postuar ministri Lleshaj në Facebook.