Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Virgjil Muçi
Silvia Canavero ishte personi i parë që takova me të mbërritur në aeroportin e Veronës. Një vajzë e hajthme dhe e qeshur që fliste një anglishte të përkryer dhe që u mrekullua kur ia ktheva me italishten time prej autodidakti. Mund të them se u bëmë sakaq miq edhe pse do të ndaheshim po atë ditë, duke qenë se roli i saj prej vullnetareje në Festivalin e Letërsisë së Mantovës përfundonte atë ditë. Por më premtoi se do të blinte librin për të më njohur nga afër mua dhe vendin tim. Dhe ja, befas mbërrin kjo letër që përnjëmend më preku dhe, të them të drejtën, më bëri të ndihem mirë dhe të harroj zymtësinë e këtyre ditëve monotone i ngujur në shtëpi. Mbasi e lexova mendova se kjo letër nuk më adresohet vetëm mua, por, në një farë mënyre, të gjithë shqiptarëve në këto ditë të zeza për të gjithë ne. E di që epistolari është një zhanër letrar i zhdukur prej kohësh, njëlloj si speciet e rralla në natyrë, por në një rast si ky përfton një vlerë që i kapton caqet e një marrëdhënie miqësore personale. Lexim të mbarë!
Mirëdita Virgjil,
jam Silvia Canavero, nuk e di nëse të kujtohem; kam pasur fatin të të njoh (mund të të drejtohem me ti?) me rastin e Festivaletteratura në Mantova, shtatorin e kaluar. Unë isha në makinë me Fatos Kongolin, por në aeroport biseduam ndërkohë që z. Kongoli priste valixhen. Mbasi u ndamë para hotelit, unë shkova drejt te libraria në shesh dhe bleva librat tuaj, edhe pse e dija se nuk do të vija dot në prezantimin tuaj ngase ishte dita e fundit e “shërbimit” tim dhe po atë ditë më duhej të kthehesha në Milano. Ja, para nja dy javësh, falë këtij virusi të mallkuar vendosa të ndërmarr një udhëtim përmes librave – duke ndenjur në shtëpi! – në çdo vend të Europës, atë që e quaj #quarantinebookchallenge tim personal. E kështu ndodhi që libri yt më shërbeu për udhëtimin tim në Shqipëri, një udhëtim që ende nuk e kam kryer në realitet. Leximi i librit yt ishte shumë interesant, më zbuloi një realitet që vërtet ne nuk e njohim. Faleminderit që e ke shkruar!
Një tjetër arsye (dhe jo e fundit) është falenderimi im, si italiane, për ju shqiptarët për kontigjentin mjekësor që dërguat (ndër të tjera edhe në Brescia, qyteti im!) për t’i dhënë një dorë sistemit tonë shëndetësor që ndodhet në prag të kolapsit, për fat të keq. Janë gjeste të rëndësishme “të thjeshta” edhe: në çastet e nevojës ai që është mik përvesh mëngët dhe vrapon të të ndihmojë; dhe ju bëtë pikërisht këtë gjë. Ndihma juaj u vlerësua jashtë mase në Itali; dje rrjetet sociale ishin plot me fjalimin e Ramës (në një italisht që shumë prej bashkatdhetarëve të mi ëndërrojnë që ta flasin!!!), çfarë të them tjetër, faleminderit (në shqip –shën. im V.M.)! E rrëmbyer prej gjestit tuaj ime më vendosi që udhëtimin e ardhshëm të familjes ta bëjmë në Shqipëri. Për dijeninë tënde, çdo vit, të paktën prej pesëmbëdhjetë vjetësh, prindërit na dhurojnë mua dhe motrave të mia, me të gjithë agregatët (burra e nipçe), dhjetë ditë që i kalojmë të gjithë bashkë në një vend të ndryshëm; tanimë është kthyer në një traditë. S’do mend që i thashë se jam plotësisht dakord dhe kureshtare dhe ndoshta ky është një rast për të të kthyer vizitën që të premtova në shtator. Kushedi se kur do të bëhet e mundur (dhe nëse ti do të jesh në Tiranë kur të vimë), por ndërkaq unë të bëra me dije.
Shpresoj që ky mail të të gjej mirë dhe të jeni të gjithë shëndoshë e mirë, ti dhe familja.
S’afërmi,
Silvia
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38