Flash News

KRYESORE

Falimentimi i ‘Gulf’, reagon për herë të parë qeveria

Falimentimi i ‘Gulf’, reagon për herë të parë

Pak ditë më parë kompania e karburanteve ‘Gulf’ shpalli falimentin. Sot ka folur për herë të parë ministri i Transporteve dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Gjiknuri u shpreh se ministria nuk ka rol rregullator te kompania por bën vetëm kontrollin teknik të cilësisë së produkteve.

“Ministria nuk ka ndonjë rol rregullator te kompania, duhet të kuptoni që tregtia e karburanteve është një tregti e liberalizuar. Ministria ka vetëm kontrollin teknik të cilësive të produkteve. Kështu që nuk është rasti i parë që ka kompani të cilat falimentojnë, mashtrojnë e historira të tilla si këto. Nga kjo pikëpamje organet hetimore, se janë ato që po e ndjekin dhe organet tatimore të cilat po e ndjekin ecurinë e këtij procesi dhe ne shpresojmë që shumë shpejt përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, tha Gjiknuri.

Të fundit