Flash News

KRYESORE

Falimenton Gulf, disa pika i blen një tjetër kompanie e karburanteve

Falimenton Gulf, disa pika i blen një tjetër kompanie e karburanteve

Mbrëmjen e djeshme u publikua lajmi për falimentimin e kompanisë së karburanteve ‘Gulf’. Ishin të shumtë qytetarët të cilët u paraqitën pranë pikave të karburantit të kësaj kompanie për të furnizuar makinat e tyre por pa mundur dot.

Monitor ka telefonuar në numrin e zyrave qëndore të Gulf në Tiranë dhe përgjigjja që ka marrë ka qenë kjo “Mirsevini në Sun Petroleum Albania, distributori zyrtar për Gulf Oil International në Ballkan. Ju lutem formoni numrin e brendshëm ose prisni për operatorin”. Pas pesë zilesh sekretaria të njofton se operatori nuk është i disponueshëm dhe të duhet të lesh një mesazh.

“Monitor” mësoi se të paktën katër pika dy në Tiranë dhe dy në Durrës tashmë kanë kaluar tek Alpet e cila ka kryer procedurat ligjore dhe ka nënshkruar kontratat për to kurse një pjesë tjetër e pikave po negociohen me kompani të tjera.

“Në pikat e reja të Alpet ka pasur një dyndje të njerëzve që kanë tollona të Gulf dhe gjatë dy ditëve të fundit është dashur që stafi i kompanisë të sqarojë që jemi dy kompani krejt të ndryshme dhe normalisht nuk mund të bëjmë ne furnizimin për tollonat e kompanisë që ka pasur më herët pikën e karburantit. Kjo është një marrëdhënie që ata duhet ta zgjidhin me Gulf” thanë burime zyrtare pranë kompanisë, raporton Monitor.

Mbetet e paqartë sesa është sasia e karburantit që është shitur përmes tollonave dhe sesi do të veprohet me to. Referuar burimeve nga tregu kompania ka pasur një shitje masive të kësaj natyre sidomos gjatë javëve të fundit.

Të fundit