Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
‘Fallxhori’ Edi Rama shfaqet me filxhan në fushatë: 'K' do emërohet Ministër Drejtësie
Kryeministri Edi Rama dhuroi 'show' sot në takimin elektoral me simpatizantet e PS në Pogradec. Kreu i qeverisë kishte marrë me vetë një filxhan për të ‘lëxuar’ se çfarë fati i pret drejtuesit e opozitës. Në shënjestër të ironisë ka qenë “fallxhorja”, që për kreun e qeverisë është kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Rama nuk ka lënë pa shigjetuar edhe Fahri Balliun dhe djalin e tij, ish-deputetin e PD-së Klevis Balliu. "Meqë këtu është zona e Bahri Falliut dhe doja t’jua tregoja me filxhan në dorë se çfarë i thotë fallxhorja Bahri Falliut. I thotë ‘Faro shoh një peshk të madh këtu në formë F-je edhe lek i madh Faro’, i thotë ‘lek i madh’. Edhe Faro i thotë ‘po kjo K-ja këtu afër, ç’a është kjo Korean?’. ‘Jo Faro’ i thotë ‘kjo K-ja këtu është Klevisi’ edhe i thotë ‘Po ç’a bën ky këtu po më ha lekët mua?", pyeti Rama, duke sqaruar:
"Fallxhorja i thotë ‘Jooo. Ti ha Faro ti ha po shiko si hapet rruga e gjolit këtu dhe ja ku e ke dhe del një I që është Iliri dhe shiko Faro si e bën Iliri zjarr dhe gjithë gjoli bëhet tigan dhe K-ja bëhet ministër Drejtësie’. Tani në këtë situatë është mirë të qeshim dhe pak me këta, se këta ia ngrysën vetullat dhe ia ngrysën ballin këtij vendi, se këta janë për të qarë e për të qeshur’, tha kryeministri duke shkaktuar shumë të qeshura të qytetarët e pranishëm.
Videon e gjeni duke filluar nga minuta 39-00: