Flash News

KRYESORE

Falsifikim dokumentash, arresohen 11 shqiptarë

Falsifikim dokumentash, arresohen 11 shqiptarë

11 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke si pjesë  e një grupi që trafikonte klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme drejt shteteve europiane.

Organizata kishte metoda të sofistikuara pasi Emigrantët i përzgjidhte në bazë të gjuhës së huaj që zotëronin më mirë dhe u ofronin trajnim në lidhje me zakonet në vendin ku do të shkonin.

Autoritetet vendase thonë se organizata prodhjonte dokumenta false të një ciëlsie të lartë ndërkohë që një pasaportë shitej 400-500 euro, ndërsa një kartë identiteti 150 euro.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan edhe 54.800 euro “cash”, 4 motorë, një veturë, pajisje që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, si dhe qindra vula dhe materiale të tjera.

Në Gjermani, organizata kishte dërguar të paktën 250 klientë, ndërsa 45 shqiptarë në Angli.

Të fundit