Flash News

KRYESORE

Falsifikoi diplomat, arrestohet ish-pronari i universitetit “Kristal” Ahmet Muça

Ish-pronari i universitetit “Kristal” është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.  Muça akuzohet për “falsifikim dhe shitje diplomash” nën logon e universitetit që ai drejtonte. “Kristal”, që u mbyll në vitin 2014-të.

Kujtojmë që Muça është arrestuar dhe më herët nga policia. Në 2015-tën., Muça u arrestua në rrugën “Teodor Keko”. Gjatë një kontrolli të bërë nga efektivët e policisë rrugore, rezultoi se “Meti i Kristalit”, i cili drejtonte një automjet tip “Land Rover” nuk kishte leje drejtimi dhe në të njëjtën kohë është bërë edhe prangosja e tij.

69-vjeçari, ka pasur probleme me drejtësinë, duke u shpallur në kërkim për vjedhje energjisë elektrike, ngjarje kjo e ndodhur në fund të shkurtit të 2015.

Sipas policisë së Durrësit, e cila në atë kohë filloi procedimi penal në mungesë për shtetasin Ahmet Muçaj, rezultoi se nga kontrolli i ushtruar në Spitalin Universitar “Kristal” në Rinas, Krujë, u konstatua se ky objekt furnizohej me energji elektrike me linjë të dytë, në mënyrë të paligjshme.

Të fundit