Flash News

KRYESORE

Falsifikoi dokumentet e një prone, procedohet penalisht zyrtari i bashkisë

Falsifikoi dokumentet e një prone, procedohet penalisht zyrtari i

Procedohet penalisht një zyrtar i Bashkisë Belsh, bashkë me një banorë të fshatit Kajan pasi dyshohen se kanë falsifikuar dokumentet e një prone.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u proceduan penalisht në gjendje të lirë A. D., 26 vjeç, banues në fshatin Deshiran, Belsh, me detyrë topograf, për veprat penale "Shpërdorim detyre", dhe "Falsifikim i dokumenteve", A. D., 60 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belsh, për veprën penale "Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve".

Sipas policisë, procedimi ndaj tyre filloi pasi dyshohet se A. D., me detyrë topograf pranë Bashkisë Belsh, ka falsifikuar dokumentet e një prone të shtetasit A. D.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit