Flash News

KRYESORE

Falsifikoi procedurat për pasaportë biometrike, arrestohet oficeri i policisë në Shkodër

Falsifikoi procedurat për pasaportë biometrike, arrestohet oficeri i

Një punonjës i policisë është vënë në pranga me akuzën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim pajisjen e një personi me pasaportë biometrike.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Faik Ujka dhe akuzohet se ka falsifikuar proceduarat për pajisje me pasaportë biometrike të shtetasit Admir Piranaj.

Njoftimi i policisë:

Një punonjës policie është ndaluar ditën e sotme në Shkodër, pasi akuzohet se ka falsifikuar proceduarat për pajisje të një shtetasi me pasaportë biometrike. Sot është ekzekutuar masa e sigurimit të vendosur nga Gjykata, pas një hetimi që është kryer nga Prokuroria Shkodër. Sipas informacioneve me shkresën nr.2033 Prot., datë 19.08.2016, Komi i Pol Malësi e Madhe ka përcjell në Bashkinë Koplik 12 praktika të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaportë biometrike.

Diten në fjale, sipas procesverbalit përkates të kqyrjes, në Kom e policise ka qenë në detyrë si patrulle oficeri, Faik Ujka.

Po ashtu, sipas procesverbalit te kqyrjes se regjistrit ne ZGJC Koplik rezulton se praktikat me shkresen nr.2033 Prot., date 19.06.2018 jane dorezuar nga punonjesi i policise Faik Ujkaj.

Shtetasi ne fjalë, ne shkresen që i ka dorëzuar Bashkisë Koplik, me numer 2033 Prot., date 19.08.2016, te Komisariatit te Policise M.Madhe, ka shtuar me shkrim dore emrin Admir Piranaj, dhe praktiken e ketij shtetasi.

Sipas aktit të ekspertimit përkatës ka rezultuar se emri i shtuar në shkresen nr. 2033 Prot., date 19.08.2016 si dhe shkrimet ne formularin e aplikimit per pajisjen me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj jane shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj, si dhe vulat e K.P.M.Madhe dhe nenshkrimi i shefit te komisariatit ne farmularin e pajisjes me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj, jane te falsifikuara. Hetimi u bë nga Prokuroria e Shkodrës.

Të fundit