Flash News

KRYESORE

Falsifikonte para, arrestohet ne flagrancë 44-vjeçari me 20 mijë dollarë

Falsifikonte para, arrestohet ne flagrancë 44-vjeçari me 20

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. D, 44 vjeç banues në Elbasan, i dyshuar se falsifikonte kartëmonedha.

Arrestimi i tij u bë pasi i’u gjetën dhe sekuestruan 20.700 dollarë, prerje 100 (njëqindëshe) të dyshuara si të falsifikuara.

Operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Falsifikimi i monedhave" parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Të fundit