Flash News

KRYESORE

Falsifikuan prokurën e noteres, si dështoi plani i dy autorëve nga Tirana

Falsifikuan prokurën e noteres, si dështoi plani i dy autorëve

Tentuan të falsifikonin prokurën noteriale, por plani dështoi, por policia i ka zbaluar dhe i ka vënë menjëherë në pranga. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve Eduart Bakalli, 38 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Fatos Shima, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi dyshohen se kanë falsifikuar prokurën e posaçme datë 27.11.2017, të shtetases G.Sh., me profesion Notere, një prokurë me karakter autorizimin për kryerjen e veprimeve për një çështje pronësore toke në të cilin palët janë në konflikt gjyqësor.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësiperm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i vulave stampave ose i formularëve” parashikuar nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Të fundit