Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Familja e ish-Kryeministrit në zi/ Berisha: Humbëm njeriun e dashur
Familja e Sali Berishës në zi, humb njeriu i afër, ish-Kryeministri jep mesazhin prekës
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka humbur sot një njeri shumë të afërt. Ka qenë vetë Berisha që ka njoftuar për ndarjen nga jeta të djalit të xhaxhait të tij, Sylejmanit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ish-Kryeministri shkruan për jetën e kushëririt të tij, e cila sipas Berishës ishte plot sakrifica.
“Sylejmani pati një jetë plot sakrifica. Ai punoi si minator pothuaj në të gjitha minierat e rrethit dhe qarkut të Kukësit. Kurrë nuk kam njohur një njeri më punëtor se ai apo që të ketë djersitur më shumë në punë.
Sylejmani ishte një patriot i vërtetë. Në vitet 1996-1999 ai e shndërroi shtëpinë në Kodrën e Priftit në një nga bazat me të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai vet se bashku me djemtë e tij Halilin, Gëzimin dhe Arbenin morën direkt pjesë në veprime dhe operacione të UCK-së kundër pushtuesve serbë!”, shkruan ndër të tjera ish-Kryeministri.