Flash News

KRYESORE

Familja është më e rëndësishme, Travis i vë kufijtë Kylie Jenner

Kylie Jenner është bërë mama në moshën 20-vjeçare e një vogëlusheje. Por ajo gjithashtu ka dhe shumë biznese të cilat duhet t`i menaxhoje dhe është rikthyer n punë disa muaj pas lindjes së vajzës. Por, babai i Storm-it, Travis, nuk i pëlqen kjo gjë.

“Travis e do Kylie-n, dhe ata janë prindër të lumtur. Gjithsesi, ai është i shqetësuar, që Kylie është rikthyer sërish në punë, dhe kërkon që 20-vjeçarja t’i qëndrojë gjatë gjithë kohës pranë vajzës së vogël”,-është shprehur një burim për In Touch.

Por nga ana tjetër, as reperi nuk ka qëndruar në shtëpi, pasi ka qenë i angazhuar me udhëtime dhe punë, kështu që kjo nuk mund të quhet një kërkesë e drejtë. Kylie nuk e ka dëgjuar, ndaj ka nisur me planet e saj.

Të fundit