Flash News

KRYESORE

Familja Ulaj dhuron 1 milionë euro për të dëmtuarit nga tërmeti

Familja Ulaj dhuron 1 milionë euro për të dëmtuarit nga

Familja Ulaj dhuron 1 milionë euro në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi 49 viktima dhe mbi 750 të plagosur.

“Vëllezërit, motrat, fëmijët tanë dhe unë Bashkim Ulaj kemi vendosur t’i gjendemi pranë njerëzve që i humbën të gjitha duke përcjellë 1 milion euro në fondin e solidaritetit shqiptar! Jam i vetëdijshëm se në pejsazhin katastrofik që la tërmeti mbi territore të tëra të Atdheut tonë të dashur, duhen shumë më tepër se kaq.

Prandaj edhe urojmë dhe shpresojmë që edhe ky kontribut i yni, si i shumë të tjerëve deri tani, të vlejë si një nxitje më shumë që gjithkush të kontribuojë me sa ka mundësi. Ne nuk do të ikim nga ky vend dhe nuk do t’i ikim asnjë përgjegjësie sociale për këtë vend. Po mendojmë çfarë mund të bëjmë më tutje dhe po lutemi që Zoti të ndihmojë që Shqipërisë t’i kthehet buzëqeshja pas kësaj tragjedie krejt të pamerituar”, njoftoi familja Ulaj.

Ndërsa kompania “Gener 2”, ka marrë përsipër që të ndërtojë 20 apartamente.

Të fundit