Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Familjes shqiptare i mohohet azili në Luksemburg; lidhje me vrasësin e ‘Ben Komisarit’?
Autoritetet e Luksemburgut kanë refuzuar dhënien e azilit për një familje shqiptare, e cila ka marrë disa kërcënime në Shqipëri. Dy fëmijë dhe nëna e tyre rrezikojnë të kthehen në Shqipëri, ndonëse më parë ata janë përballur me kërcënime dhe u është vendosur eksploziv në shtëpinë e tyre.
Mediat lokale raportojnë se fëmijët, të cilët janë në shkollë të mesme, kanë mbërritur në Luksemburg pesë vite më parë, ku janë integruar shumë mirë dhe kanë rezultate të mira në mësime. Ata flasin shumë mirë gjuhën vendase, si dhe gjermanishten me frengjishten.
Por ky nuk është problemi më i madh kësaj familje, pasi në muajn qershor të këtij viti, babai i tyre është gjetur i vdekur në një hotel në Shqipëri, raporton Politiko.al.
Ndonëse nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes, raportohet se i ati i fëmijëve ka ndërruar jetë në mënyrë të dyshimtë.
Mediat e Luksemburgut shkruajnë se dy prindërit janë me profesion avokat dhe kërcënimet i kanë marrë për shkak të punës, por nga një kërkim i Politiko.al në njoftimet e dërguara nga Policia shqiptare për muajin qershor, nuk rezulton që ndonjë avokat të ketë ndërruar jetë në ndonjë dhomë hoteli.
Rasti i vetëm është ai i Ardian Lazes, 50 vjeçari i cili u gjet i vdekur në qershor, në një hotel në kryeqytet. Policia njoftoi se Laze nuk kishte shenja dhune në trup dhe vdekja dyshohet se ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ardian Laze ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e kryer në vitin 2005 në Lushnje. Ai së bashku me ortakun e tij, Dritan Bilbilin, u akuzuan për vrasjen e Arben Hoxhës, i njohur ndryshe si ‘Ben Komisari’.
Ndonëse mediat e Luksemburgut nuk japin detaje rreth identitetit të familjes apo babait që ka ndërruar jetë, sqarojnë se ai nuk kishte aplikuar për azil njësoj si familja e tij, ndërsa kryente udhëtime të shpeshta drejt Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm dhe Emigracionit, Jean Asselborn nuk ka pranuar të komentojë rastin për ‘Luxemburger Wort’, por tha se kjo familje mund të mirëpritet në të ardhmen në vend.
Ndërkohë, në shkollën ku studiojnë fëmijët shqiptarë ka nisur firmosja e një peticioni ku kërkohet miratimi i kërkesës për azil. 60 nga 100 mësues të shkollës kanë firmosur deri më tani peticionin.
Njoftimi i policisë për vdekjen e Ardian Lazes:
Më datë 06.06.2017, rreth orës 20:00, në Bulevardin “Zogu i Parë“, tek një hotel, është gjetur i vdekur shtetasi A. L., 50 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për vrasje.
Nga hetimet veprimet paraprake nuk dallohen shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet të jetë për shkaqe natyrale. Pritet akti ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.