Flash News

KRYESORE

Familjet e varfra peng i VKM-së për energjinë elektrike, protestë në Tiranë për rishikimin e ligjit

Familjet e varfra peng i VKM-së për energjinë elektrike,

Ligji i vitit 2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”  në nenin 95 të tij parashikon rregullimet për shtresat në nevojë.

Familjeve të varfra, ky ligj u njeh të drejën ligjore që të kompesohen nga buxheti i shtetit deri në një sasi të caktuar KW, mirëpo kjo lehtësi nuk është aprovuar akoma nga qeveria shqiptare.

Përgjatë viteve të fundit, kanë qenë të shumtë rastet kur familje në nevojë, të detyruara nga situata e vështirë ekonomike, kanë kryer rilidhje të paligjshme dhe për rrjedhojë është ndaluar arrestuar dhe ndjekur penalisht kryefamiljari.

Të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë tregojnë se vetëm gjatë periudhës 2016-2017, janë evidentuar mbi 2000 vepra penale në shkallë vendi të lidhura me energjinë elektrike, 500 të arrestuar, 650 të ndjekur në gjendje të lirë dhe 385 të shpallur në kërkim.

Detyrimet ligjore të cilat rrjedhin si pasojë e ligjit të viti 2015, siç janë subvencionimi i disa KW me energji elektrike për familjet të cilat e përfitojnë statusin e Klientit në nevojë dhe shlyerja e debisë për shpenzimet e prapambetura e shtirë në kohë, do të ishin mbështetje konkrete për familjet e varfra të cilat në pamundësi për të gjetur një punë, apo që e kanë humbur këtë të fundit të mund të siguronin energjinë elektrike, për nevojat më bazike që kanë familjet e tyre.

Por Këshilli i Ministrave nuk e ka miratuar këtë vendim.

Nisur nga revoltat e qytetarëve, gjatë javës së fundit  është ndërmarrë nisma për firmosjen e peticionit e cila ka shkuar në 3200 firma ku i është dërguar ditën e djeshme nga familjarë dhe aktivistë, Kryeministrit, MSHSSH, MFI, MFE  nga qytetet si: Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Berati, Korça dhe Vlora.

Qytetarë dhe aktivistë do të protesojnë gjithashu ditën e premte nga ora 11:00-13:00 përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrotjes Sociale.

 

 

Të fundit