Flash News

KRYESORE

Fanaticsat ndezin derbin, thumba për Guerrilsat dhe paralajmërim të ashpër

Fanaticsat ndezin derbin, thumba për Guerrilsat dhe paralajmërim

Derbi i kryeqytetit vë përballë dy tifozeri kundërshtare. Luajtja e sfidës në "Air Albania" rikthen "Fanaticsat" në stadium. Ata kishin bojkotuar derbin, pasi nuk mund të pranonin të ndiheshin miq në shtëpinë e tyre, bazuar në argumentin e tyre.

"Tirona Fanatics" do të rikthehen dhe kanë lëshuar kushtrimin me një postim në "Facebook".

“Sot, vetëm 48 orë nga ndeshja, morrat dhe morrat e Digitalbit vendosin se ku do të luhet ndeshja, biletat dhe ndarjen e tribunave… Vetëm 48 ore nga starti lojës! Pavarësisht të gjithave, Ne do të jemi aty! Shkojmë fort për Tironën, edhe për emrin e saj ikone!

"Shkojmë, bashkë për spektaklin e radhës dhe disinfektimin e qytetit… Grumbullimi dhe nisja e kortezhit (allinblack) nga qendra e Kryeqytetit, në orën 15:00… Prezenca e cilitdo është e rëndësishme. Të gjithë bashkë, All In Black! Detaje të tjera të organizimit do të dalin në vazhdim! OOO NGJYREN E KUQE…”.

Të fundit