Flash News

KRYESORE

Fans i Juventusit dhe me miq grekë. Kush është personi që kërcënoi Zgurin dhe Plasarin

Kryetari i KQZ, Klement Zguri dhe studiuesi Aurel Plasari janë kërcënuar në rrjetin social “Facebook’ nga një person me emrin Emiljan Petri.

“O m*t, do të vras ty edhe familjen”, i ka shkruar ai Zgurit. “Sa vajza ke”, ka kërcënuar ai Plasari.

Në rrjetin social Facebook, ekzistojnë dy emra Emiljan Pjetri me të njëjtën foto. Adresa e parë ka 98 miq, shumica e të cilëve i përkasin shtetësisë greke. Në të shfaqen disa foto, si: Princi Lekë Dukagjini, harta e Greqisë, stema Juventusit dhe dy persona duke luajtur shah.

Nga një vëzhgim i foto së profilit të tij, dyshohet se personi ndodhet në një qeli burgu ne Greqi.

Profili i dytë ka pak të dhëna. Ne të shihet vetëm fotoja e një porti.

Zguri ka kërkuar hetime administrative për punonjësit e KQZ-së, pas akuzave për rritje fiktive të numri të votave. Ndërsa Plasari, herë pas herë ka shfaqur qëndrime kritike për mazhorancën përmes analizave dhe artikujve të tij.

Të fundit