Fansat e “GoT” nuk pranojnë dot fundin e Daenerys Targaryen

Nëse jemi komplet të ndershëm, fati i Denerys Targaryen  në finalen e “Game of Thrones” nuk erdhi si një surprizë e madhe.  Fati i Dany-t u parashikua që në momentin kur ajo i hapi luftë edhe njerëzve të pafajshëm të “King`s Landing”, një javë më parë.

Vdekja e saj nga duart e të dashurit të saj që njëkohësisht ishte dhe nipi (lajm të cilin e mësoi vetëm disa seri më parë), ishte gjithashtu shumë e parashikueshme.

Por ajo që nuk ishte e parashikueshme, ishte mënyra  antiklimaike (mënyra e thjeshtë se si e gjitha ndodhi), mënyra se si Dany vdiq, e therur direkt në zemër nga Jon Snow, mes një përqafimi të butë me pothuajse asnjë dialog kuptimplotë.

Gjithashtu, nuk është dhënë asnjë zhvillim i karakterit të Dany-t që e çoi atë në një gjenocid në episodin e javës së kaluar.

Fundi i një prej personazheve kryesore, në këtë mënyrë, të cilën librat e George R.R. Martin dhe seriali po ashtu na kishin mësuar ta donim shumë personazhin e Daenerys Targaryen, lëndoi fansat, të cilët akoma vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre në rrjete sociale.

Një ndër skenat më të dhimbshme të episodit final ishte kur i vetmi dragua i mbetur i Dany-t, Drogon, përpiqej të zgjonte mamanë e tij.

Ja si kanë reaguar fansat në Twitter: