Flash News

KRYESORE

Fansat e kritikojnë, Khloe Kardashian reagon publikisht

Historia e tradhtisë së Tristan Thompson është lënë pas, Khloe Kardashian është e dedikuar në rritjen e vajzës dhe rikthimin e formave. Ajo ka vendosur t`i japë një mundësi babit të vajzës saj dhe të nisë jetën normalisht.

Kësaj radhe fansat e kanë kritikuar atë për stërvitjen që bën, pasi fansat mendojnë se ajo është fokusuar shumë në rikthimin e linjave.

Në disa postime në rrjetet sociale ajo shkruan:

“Fillimet e stërvitjes ta shpifin sepse e shtyn trupin aq shumë, je shumë e lodhur dhe përpiqesh të kthesh ritmin që ke pasur. Është shumë më e vështirë sesa ju mendoni se mund të jetë. Unë kam punuar për 11 ditë tani, ndihem me të vërtetë mirë, por e lodhur. Trupi im është i lënduar sepse po rikuperohet vetë. Jam e mërzitur se kam lexuar disa herë në Twitter që disa mendojnë se jam fokusuar shumë te trupi im, por e vërteta është se, unë kam punuar pesë ose gjashtë ditë në javë para se të mbetesha shtatzënë dhe kjo është diçka që dua ta bëj”.

Të fundit