All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Fansat mendojnë se tatuazhi i ri i Justin Bieber është një dedikim për Selena Gomez

All - Paragraf - 1

Edhe pse Justin Bieber është i martuar me Hailey-n dhe muajin e kaluar festuan përvjetorin e martesës, fansat sërish kanë shpresa se mund të ketë shpresë për rikthimin e tij me Selena Gomez, ish-të dashurën e tij dhe dashurinë e parë.

All - Paragraf - 3

Së fundmi, fansat kanë filluar të spekulojnë se tatuazhi i tij i fundit është një dedikim për Selenën, me të cilën ai pati një lidhje për gati tetë vjet. Këngëtari 26-vjeçar tregoi disa ditë më parë tatuazhin e ri në qafë, që ishte një trëndafil me kërcell të gjatë, për të cilin fansat e ish-çiftit 'Jelena' thonë se ishte simbol i dashurisë së tyre.

Edhe pse mund të jenë thjesht petalet, të krijohet ideja se shkruhet një 'S' në mes të trëndafilit.

Kujtijmë se një burim për "The Sun" ka thënë në muajin gusht se Justin ka qenë në kontakt me Selenën. Një arsye më shumë pse fansat e Jelena-s mendojnë se ky tatuazh është për Selenën.

Por nga ana tjetër, fansa të tjerë thonë se tatuazhi është për Hailey-n, si dhuratë për përvjetorin e tyre të martesës, duke e justifikuar shkronjën “S” për "shtatorin", muajin kur ata u martuan.

Të fundit