Flash News

KRYESORE

Fansat nuk e presin mirë lajmin e ndarjes së Norës dhe Robertit, organizojnë protestë

Lajmi i ndarjes së Norës dhe Robertit ka shokuar fansat edhe pse prej kohësh përflitej në media se gjërat mes tyre nuk po shkonin mirë.

Ky është lajmi më i bujshëm në media sa i përket showbizz-it që nga mbrëmja e së dielës.

Madje deri aty ka shkuar sa fansat nuk e pranojnë dot ndarjen e tyre dhe kanë organizuar një protestë, të iniciuar në rrjetet sociale kundër ndarjes së tyre.

“Protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën dhe probleme të tjera”, quhet eventi i cili do të organizohet nga data 31 gusht, deri më 3 shtator.

“Mjaft është mjaft! U ndanë Blero me Teutën, heshtëm. U ndanë 53 milionë për Bechtel Enken, heshtëm. U ndanë VV-ja, po ashtu heshtëm. Nuk mund ta përjetojmë edhe një tjetër ndarje.

Andaj, të dielën, mblidhemi tek sheshi i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, për ta thyer heshtjen, dhe për ti thënë JO NDARJES mes Robertit dhe Norës. Pos kësaj JO-je të MADHE për ndarjen, ti themi JO edhe shumë problemeve në Kosovë sikurse korrupsioni, zgjedhjeve si farse, e deri tek problemet si i nxehti afrikan etj etj.”- shkruhet në detajet e protestës, së cilës deri tani i janë bashkuar rreth 5 mijë veta.

Të fundit