Flash News

KRYESORE

Fansat të zhgënjyer nga Dua Lipa: Ndihmo shqiptarët në vend të postimeve të panevojshme

Dua Lipa ka postuar vetëm një postim në Instastory në ditën e parë të tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipërinë, nga i cili ngelën shumë viktima, shumë të plagosur dhe tmerr e panik tek gjithë shqiptarët kudo anë e mbanë botës.

Më pas, Dua ka nisur me programin e saj, koncertet dhe gjitha angazhimet. Por njëkohësisht ka postuar dhe foto seksi dhe provokuese gjë që nuk i ka pëlqyer fansave të saj shqiptarë të cilët nuk kanë hezituar ta shprehin mllefin.

Një nga fansat shkruante:

"Emri yt në shqip do të thotë dashuri. Ka dy ditë që shqiptarët kanë nevojë për dashurinë she mbështetjen tënde."

Ndërsa një tjetër është shprehur i irrituar me fotot që ka hedh Dua, teksa i komenton:

"Shko ndihmo shqiptarët në vend të postimeve të panevojshme."

Ndryshe nga Dua, Rita ka qenë më e përfshirë e cila vazhdimisht ka hedhur postime dedikuar tërmetit në Shqipëri. Pikërisht në ditën kur tërmeti goditi vendin tonë, ishte dhe ditëlindja e Ritës, e cila ka premtuar që të gjitha të ardhurat e ditëlindjes së saj do shkojnë për të prekurit e këtij tërmeti.

Ndërsa Bebe Rexha, ka hapur një llogari, ku e para që ka dhuruar ka qenë vetë dhe ka ftuar të gjithë fansat të veprojnë njëjtë. Po ashtu, Bebe do të fluturojë drejt Shqipërisë në ditët  pas dy ditësh, ku do asistojë vetë në ndihmën e të prekurve nga tërmeti.

 

Të fundit